Kishte qenë dëshira e Giuseppe Tucci-t që pas vdekjes organet e tij të dhuroheshin. Dhe kështu ndodhi.
Të gjitha organet e zjarrfikësit 34-vjeçar u dërguan në spitalin e Bolonjës, ndërsa të hënën pritet që i riu të përcillet për në banesën e fundit.
Tucci humbi jetën në Rimini, fundjavën e shkuar, pas një sherri të nisur në një diskotekë.
Autor i ngjarjes së rëndë është një shqiptar. 28-vjeçari Klajdi Mjeshtri është vënë në prangat e autoriteteve italiane dhe akuzohet për vrasje me dashje.
Hetuesit e konsiderojnë 28-vjeçarin një person me rrezikshmëri të lartë.
Ai akuzohet se e vrau zjarrfikësin italian duke e rrahur barbarisht me grushta e shkelma.
E goditi rreth 50 herë në një rrugicë pranë diskotekës Frontemare, ku shqiptari punonte.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri për motive banale brenda diskotekës dhe përfundoi në tragjedi jashtë saj.