Ballina Lajme U vra dhe u muros nga i dashuri 9 vite më parë,...

U vra dhe u muros nga i dashuri 9 vite më parë, nëna e Sibora Gaganit: Dua të di kush e ndihmoi vrasësin. Çdo ditë prisja që vajza të kthehej

8

Nëna e Sibora Gaganit, vajzës shqiptare që u vra dhe u muros nga partneri i saj në Spanjë rreth 9 vite më parë, në një intervistë të dhënë për mediat italiane ka bërë thirrje që ngjarja të hetohet. Ajo ka theksuar se do të dijë se kush e ka ndihmuar vrasësin, pasi dyshon se ai ka pasur bashkëpunëtor.

“Sibora ishte shumë e dashuruar me Marcus Gaius Romeo. Askush nuk më besoi kur unë i thashë se asaj i kishte ndodhur diçka e keqe. Dua të di se kush e ndihmoi vrasësin”, ka thënë Betta Shahini.

Nëna e saj ndër të tjera ka thënë se gjithmonë shpresonte që vajza të kthehej: “Besoja se do të kthehej dhe do të më thoshte; jam mirë. Kur më erdhi analiza e ADN-së ishte momenti më i keq i jetës sime, sepse kisha një shpresë që vajza ime të kthehej dhe të më thoshte gjithçka ishte mirë. Si e vrau një vajzë në lule të jetës, vetëm 22 vjeçe. Ai për mua ishte një mostër një vrasës‘‘.

(BalkanWeb)