Ballina Bota U shfaq në video nga makina pa rrip sigurimi,policia po “heton” kryeministrin...

    U shfaq në video nga makina pa rrip sigurimi,policia po “heton” kryeministrin Sunak

    1

    Policia e Lancashire po “heton” kryeministrin britanik Rishi Sunak pasi ai u filmua duke mos vendosur rripin e sigurimit teksa udhëtonte në një automjet si pasagjer.

    Kryeministri ka kërkuar falje për incidentin, duke thënë se ishte një “gabim ” mosvendosja e rripit të sigurimit për të filmuar një video në rrjetet sociale.

    Kjo shkelje në Britaninë e Madhe dënohet me një gjobë deri në 500 £.

    “Z.Sunak pranoi se ky ishte një gabim dhe kërkoi falje”, u tha gazetarëve zëdhënësi i tij.

    Zëdhënësi shtoi se kryeministri “beson se të gjithë duhet të vendosin rripin e sigurimit”.

    BBC raportoi se kryeministri ishte në Lancashire kur u regjistrua video, gjatë një udhëtimi në veri të Anglisë.

    Videoja, që promovonte raundin e fundit të qeverisë për “nivelimin e shpenzimeve” – ​​u postua më herët në llogarinë e zotit Sunak në Instagram.

    Në klipin, i cili zgjat rreth një minutë, kryeministri britanik shfaqet duke iu drejtuar kamerës ndërsa makina është në ecje së bashku me motoçikletat e policisë që shfaqen shkurtimisht në sfond.

    Në Britani, një person mund të gjobitet deri në 500 £ për mos vendosjen e rripit të sigurimit, përveç nëse ka një përjashtim, si për shërbimet e urgjencës, në një taksi./Opinion.al