Ballina Vendi Anulohet lundrimi i trageteve nga Durrësi në drejtim të Barit e anasjelltas...

Anulohet lundrimi i trageteve nga Durrësi në drejtim të Barit e anasjelltas si pasojë e motit të keq

1

Moti në vendin tonë edhe për këtë të premte do të jetë me reshje shiu me intensitet mesatar. Kompanitë e lundrimit kanë anuluar lëvizjen e trageteve nga Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas. Kjo ka ardhur për shkak të stuhisë detare dhe dallgëzimit deri në 8 ballë.Pritet që lundrimet të rifillojnë ditën e nesërme dhe pasagjerët do të rimbarkohen. Ata të cilët dëshirojnë të anulojnë udhëtimin e tyre, do të marrin mbrapsht paratë e paguara për biletën.