Ballina Lajme U bllokua në Durrës me naftë kontrabandë nga Rusia, burg për kapitenin...

U bllokua në Durrës me naftë kontrabandë nga Rusia, burg për kapitenin rus

1

“Burg pa afat” ka dhënë gjykata e Durrësit për kapitenin rus, Aleksey Samsnov, në anijen e të cilit u bllokua 22.500 tonë naftë kontrabandë.  Trupi gjykues kryesuar nga Markelian Koça, e cilësoi të ligjshëm arrestimin e shtetasit Aleksey Samsnov i dyshuar per kryerjen e veprave penale “Kontrabanda me mallrat për të cilat paguhet akcizë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Avokati i çështjes, Artion Beqiraj duke kundërshtuar vendimin tha se nuk ka të dhëna që kapiteni të jetë i përsfhirë në kontrabandë.

Ndalimi dhe më pas sekuestrimi i anijës u bë në kuadër të operacionit policor i koduar “Embargo”,  duke e bllokuar 22 500 tonë naftë, me dokumentacion të falsifikuar, që do të kontrabandohej në Shqipëri.

Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo ngarkesë nafte është marrë nga vendet me embargo për naftën, konkretisht nga Rusia. Anija ishte nisur nga Azerbajxhani dhe pretendohet se më pas është ngarkuar me naftë në Kallamata, të Greqiës, nga një anije tjetër.

/rtsh.al/