Ballina Lajme U arrestua në Itali pasi fshehu 20 kilogramë drogë në një vazo...

U arrestua në Itali pasi fshehu 20 kilogramë drogë në një vazo me lule, lirohet ish- kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku

1

Ish- kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është liruar pasi ka marrë pafajësinë nga Gjykata e Fermos.

Kajmaku u arrestua në Itali gjatë një operacioni antidrogë, pasi kishte fshehur 20 kilogram drogë në një vazo me lule.

Gjykata ka deklaruar gjithashtu se pafajësinë e ka marrë edhe nipi i Kajmakut.

Kujtojmë se në seancën gjyqësore Kajmaku u mbrojt nga avokatët Ariol Kondi dhe Paolo Rossi.

 

 

(BalkanWeb)