Ballina Lajme TV Kombi uron gjithë besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së muajit...

TV Kombi uron gjithë besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së muajit të madhërishëm të Ramazanit

1

Të nderuar miq të besimit mysliman!

TV Kombi me nisjen e muajit të madhërishëm të Ramazanit ju uron një agjërim sa më të lehtë, me vullnet, kurajë e sakrificë në emër të një të ardhmeje sa më të paqtë, me harmoni, gëzim e lumturi në çdo vatër shqiptare në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni e Diasporë, në çdo vend ku shënohet ky muaj i madhërishëm.
Në muajin e shenjtë të Ramazanit hapen dyert e mëshirës për të gjithë ata të cilët e kryejnë këtë adhurim më përkushtim e devotshmëri.

Gëzuar Ramazanin gjithë besimtarëve të bashkisë së Fierit dhe më gjerë, duke uruar që ky muaj të jetë muaj i mëshirës së ndërsjellët mes njëri-tjetrit, muaj i faljes dhe mirëkuptimit, muaj i ngritjes morale, shpirtërore e fizike, për përballimin me sukses të sfidave që na presin.
Gëzuar për një Ramazan të begatë në familjet tuaja, agjërim të lehtë dhe të pranuar!