TV Kombi
  • Kreu
  • Vendi
  • Lajme
    • Ekonomi
    • Kulture
    • Politike
    • Social
  • Bota
  • Rajoni
  • Kronike
  • Lifestyle & Showbiz
TV Kombi
  • Kreu
  • Vendi
  • Lajme
    • Ekonomi
    • Kulture
    • Politike
    • Social
  • Bota
  • Rajoni
  • Kronike
  • Lifestyle & Showbiz
01/06/2023 21:58:06
TV Kombi

Turi i falenderimeve në Kukës, Rama: Qytetarët u distancuan nga çorba e pangrënshme që s’ka lidhje me të djathtën

nga e.b
2023/05/24 20:06
Kategoria: Lajme
Koha e leximit: 4 min
Turi i falenderimeve në Kukës, Rama: Qytetarët u distancuan nga çorba e pangrënshme që s’ka lidhje me të djathtën
4
Shikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e falënderimeve në Kukës dhe Tropojë, ku tha se këto bashki ishin pjesë e atyre të vështira për t’u fituar nga socialistët.

Për shkak të historisë, tha Rama, në këto bashki për qytetarët është shumë e vështirë që të votojnë majtas, por shtoi, se këtë herë kjo ndodhi për shkak të shumë komponentëve.

Përtej organizmit dhe punës të bërë në këto qytete, Rama tha se një arsye pse PS mori edhe më shumë vota ishte fakti se qytetarët refuzuan të behën pjesë e asaj “çorbe të pangrënshme që nuk ka asnjë lidhje me të djathtë”.

“Sukses edhe më i jashtëzakonshëm nuk është vetëm fitorja në Kukës apo Tropojë, por që PS është forcë e parë. Të mos i japim vetes vetëkënaqësinë për merita që nuk i kemi, sepse këtu ka patur disa faktorë që nuk kanë pas të bëjnë domosdoshmërish se çfarë kemi bërë ne por edhe me situatën e sotme politike.

Nuk diskutohet se në këtë fitore të madhe, edhe Kukësin dhe Tropojën e kisha te 11 bashkitë e diskutueshme dhe të vështira. Përtej socialistëve dhe organizmit tonë shumë të mirë, këtu luan rol edhe një lëvizje që ka ndodhur djathtas. Shumë njerëz që janë të djathtë e kanë të pamundur që të konceptojnë që të votojnë majtas apo për PS, por një pjesë e tyre këtë herë e ka parë shumë qartë se drejtimi për më shumë zhvillim është ta kalojnë votën majtas.

Kandidatët në Kukës, Tropojë, Shkodër apo Kamzë nuk kanë qenë socialistë tipik, dhe jo ka dikuar edhe në lehtësimin e kalimit të votës majtas. Një pjesë tjetër nuk kanë dalë në votim dhe për këtë i falënderoj.  Janë shumë qe kanë braktisur atë lloj shporte karavidhesh dhe kanë marrë një vendim dinjitoz për të mos u përzierë me një çorbë të pangrënshme dhe të patretshme. Ajo çorbë nuk ka lidhje as me të djathtën dhe as me historinë e të djathtës. Ajo është në çorbë që do shkojë duke u tretur në gjithë zjarrin e marrëzisë së vetë”, tha Rama.

Për Ramën besimi që iu dha PS do të thotë më shumë sfida. Bujtinat dhe resortet për turistët që të eksplorojnë malet janë në fokus të kryeministrit, i cili  tha se duhen bërë investime të zgjuara.

“Këto janë sfida shumë të mëdha, se do thotë ja ku e keni dhe çojeni vetëm përpara tani. Ne duhet t’i përgjigjemi kësaj sfide. Duhet zgjuar kapitali i jashtëzakonshëm i fjetur dhe për këtë duhen më shumë investime, rrugë, agroturizme dhe  duhet të rrisim kapacitetet dhe mendoj se nuk është e largët dita kur edhe shtëpitë këtu të jenë në funksion të turistëve që vijën. Na duhen investime të zgjuara dhe një punë shumë e madhe. Bujtinat dhe resortet turistike që i përkasin pesës së malit duhet të lulëzojnë në këtë vend kaq të mahnitshëm nga natyra”, tha Rama.

Në zgjedhjet vendore të 14 majit në Kukës fitues u shpall kandidati i PS, Safet Gjici me 11632 vota. Edhe në Tropojë fitues u shpall Rexhe Byberi me 5127 vota i PS-së.

/rtsh.al/

ADVERTISEMENT
Artikulli meparshem

Greqia me Kryeministër të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja në 25 qershor

Artikulli tjeter

Qeveria 113 milionë lekë financime për komunitetet fetare në Shqipëri

Artikuj te tjere ...

Ndërtimet në tejkalim të lejes, pronarët e truallit nuk do të kenë të drejta mbi pjesën e objektit
Lajme

Ndërtimet në tejkalim të lejes, pronarët e truallit nuk do të kenë të drejta mbi pjesën e objektit

01/06/2023 21:25
0
E papritur/ Kryeministri Edi Rama puth në befasi kryeministren italiane gjatë Samitit në Moldafi. Pamjet bëjnë xhiron e rrjetit
Lajme

E papritur/ Kryeministri Edi Rama puth në befasi kryeministren italiane gjatë Samitit në Moldafi. Pamjet bëjnë xhiron e rrjetit

01/06/2023 21:21
0
Publikohet video/ Polici i vjedh qytetarit zarfin me lekë nga makina, pezullohet menjëherë nga detyra
Lajme

Publikohet video/ Polici i vjedh qytetarit zarfin me lekë nga makina, pezullohet menjëherë nga detyra

01/06/2023 21:15
0
Ukrainasit e larguar për shkak të luftës, mund të votojnë në Shqipëri dhe BE për zgjedhjet në Ukrainë
Lajme

Ukrainasit e larguar për shkak të luftës, mund të votojnë në Shqipëri dhe BE për zgjedhjet në Ukrainë

01/06/2023 20:00
0
Reforma e pagave/ Ibrahimaj: Pagat e muajit maj do të kalojnë siç ishin para se të miratohej rritja
Ekonomi

Reforma e pagave/ Ibrahimaj: Pagat e muajit maj do të kalojnë siç ishin para se të miratohej rritja

01/06/2023 18:21
0
Aksident në Klos, drejtuesi i motorit gjendet i gjakosur në rrugë
Lajme

Aksident në Klos, drejtuesi i motorit gjendet i gjakosur në rrugë

01/06/2023 18:04
0
Rama takon Zelenskyn në Moldavi
Lajme

Rama takon Zelenskyn në Moldavi

01/06/2023 17:16
0
Artikulli tjeter
Qeveria 113 milionë lekë financime për komunitetet fetare në Shqipëri

Qeveria 113 milionë lekë financime për komunitetet fetare në Shqipëri

Me te lexuarat e javës:

  • Bashkia e Fierit çel sezonin e ri turistik ne plazhin e Semanit

    Bashkia e Fierit çel sezonin e ri turistik ne plazhin e Semanit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ‘Addio Kledi Kadiu’! ‘Çmenden’ mediat italiane, japin lajmin për vdekjen e balerit të famshëm shqiptar (FOTO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ 3-vjeçari bie në pishinë dhe mbytet, e ëma nuk dinte të notonte për ta shpëtuar

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ‘Unë jam Habib Rexha, ky është babai im, Fadil Rexha. Me dëshirën time do të vetëdorëzohem në komisariatin e Kavajës’! Del video e vrasësit të Arian Gosës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Gjendet e vdekur një grua në Kolonjë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Kategorite e Lajmeve:

  • Bota (2,043)
  • Kulture (127)
  • Kuriozitete (22)
  • Lajme (5,722)
    • Ekonomi (95)
    • Kronike (226)
    • Politike (331)
    • Social (47)
  • Lifestyle & Showbiz (448)
  • Rajoni (400)
  • Sport (149)
  • Trupi dhe shëndeti (80)
  • Vendi (6,323)
  • Kreu
  • Vendi
  • Lajme
  • Bota
  • Rajoni
  • Kronike
  • Lifestyle & Showbiz
TV KOMBI 2023

© 2023 TV Kombi

  • Kreu
  • Vendi
  • Lajme
    • Ekonomi
    • Kulture
    • Politike
    • Social
  • Bota
  • Rajoni
  • Kronike
  • Lifestyle & Showbiz

© 2023 TV Kombi

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor coockies!