Channel 5” transmetoi një dokumentar 90-minutësh për vrasjen e Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj, ngjarje që tronditi Greqinë. Rasti në Glyka Nera bëri xhiron e botës, duke marrë vëmendjen e mediave më prestigjoze.
Dokumentari nis me thirrjet audio të bashkëshortit të saj Babis Anagnostopoulos, i cili hiqej sikur kërkonte ndihmë në Polici. Më pas për 37 ditë luajti teatër duke u shtirur si burri i trishtuar, përpara se të arrestohej dhe të rrëfente se ai e vrau bashkëshorten e tij, në të njëjtin shtrat ku ndodhej dhe e bija e mitur. Ndërsa më pas projektoi krimin perfekt, po që sërish nuk ia doli që t’ja hidhte drejtësisë.