Ballina Lajme Transport emigrantësh dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur, arrestohen dy persona...

Transport emigrantësh dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur, arrestohen dy persona në Vlorë, në kërkim një i tretë

1

Dy persona janë vënë në pranga në Vlorë, nën akuzat për transport të paligjshëm të emigrantëve dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur.

Ndërkohë një shtetas i tretë është shpallur në kërkim për dhunë të ushtruar ndaj të dashurës.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Vlorë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim T. H., 26 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nga hetimet e kryera në drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasin A. H (të arrestuar në datën 23.03.2023), për të siguruar transportin e 4 emigrantëve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. C., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi teksa drejtonte automjetin, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit. Pas kryerjes së këtij testi, ka rezultuar se 40-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi D. C., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një shtetaseje (e dashura e tij).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.