Ballina Lajme Tragjike në Itali, i riu shqiptar vdes në aksident, shpëton mrekullish e...

Tragjike në Itali, i riu shqiptar vdes në aksident, shpëton mrekullish e vajza e tij 1 vjeçe

1

Tragjik ka rezultuar fati i një të riu shqiptar, i cili ka humbur jetën në një aksident rrugor në Itali. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Edi Berisha, i cili humbi jetën dje orës 13.30 në Nuvolerë në Itali. Mësohet se i riu ishte në makinën ‘Renault Clio’, bashkë me vajzën e tij 1 vjeçe.

Mediat e huaja raportojnë se shqiptari ka ecur në korsinë e kundërt teksa udhëtonte drejt Salos, kur është përplasur me një kamion. Berisha ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa vajza e tij ka arritur të shpëtojë. Ndërkohë, drejtuesi i kamionit, një 52-vjeçar ka marrë lëndime jo serioze për jetën.

Vetëm një muaj më parë shqiptari kishte mbushur 23 vjeç, ndërsa kishte luajtur për disa ekipe të vogla amatore të futbollit dhe kishte qenë truprojë.

(BalkanWeb)