Ballina Bota Tragjedi në Greqi, 12-vjeçarja vdes në gjumë, babai: Bija imë ishte e...

    Tragjedi në Greqi, 12-vjeçarja vdes në gjumë, babai: Bija imë ishte e shëndetshme

    1

    Një 12-vjeçare është gjetur e pajetë nga prindërit e saj në krevat mëngjesin e së enjtes, 2 qershor.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Selanik.

    Ndërsa sipas konkluzioneve fillestare të mjekëve dyshohet se shkaku i vdekjes së adoleshentes ka qenë insuficienca kardiake.

    Megjithatë mjekët theksojnë se analizat toksologjike do të jenë ato që do të nxjerrin shkakun e vërtetë të vdekjes së 12-vjeçares fatkeqe, e cila pësoi arrest kardiak mëngjesin e djeshëm .

    Nga ana e tyre prindërit e vajzës të cilët janë në gjendje shoku për humbjen e së bijës thonë e adoleshentja ishte një gjendje të shkëlqyer shëndetësore dhe se sipas tyre ajo nuk kishte asnjë problem, përveç hematokriti të ulët në gjak.

    “Fëmija im është zhdukur, asnjë rezultat i analizave nuk ma kthen mua vajzën”, thotë babi i 12-vjeçares

    Sipas babait të 12-vjeçares, adoleshentja ishte vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit. 12 vjeçarja kishte bërë dozën e dytë të vaksinës në muajin mars.

    Prindërit e vajzës janë të dërrmuar teksa përpiqen të kuptojnë se çfarë ka ndodhur. Ndërsa i ati i saj flet për një fëmijë shumë të shëndoshë, i cili çdo vit i nënshtrohej kontrolleve mjekësore, ndërsa vetëm tre muaj më parë kishte vizituar një kardiolog që nuk kishte konstatuar asnjë problem me zemrën e 12-vjeçares.

    “Ka shumë pikëpyetje për vdekjen e papritur të vogëlushes sime. Si mundet një fëmijë që i nënshtrohej kontrolleve mjekësore çdo vit të zhduket aq papritur në gjumë. Fëmija ynë ishte shumë i shëndetshëm, problemi i vetëm që kishte ishte hematokriti i ulët, për të cilin merrte hekur. Fëmija u vaksinua plotësisht me dozën e dytë në mars. Mjekët nga spitali na thanë se ekzaminimet toksikologjike dhe histologjike do të dalin pas gjashtë muajsh. Fëmija im është zhdukur, asnjë rezultat i testeve laboratorike nuk ma kthen dot bijën time, ajo është zhdukur përgjithmonë”, ka thënë mes lotësh për mediet greke i ati i 12-vjeçares.