Ballina Lajme Trafikonin emigrantë drejt Britanisë, shkatërrohet banda shqiptaro-greke, 7 të arrestuar

Trafikonin emigrantë drejt Britanisë, shkatërrohet banda shqiptaro-greke, 7 të arrestuar

0

 

Shtatë anëtarë të një rrjeti “të sofistikuar” të krimit të organizuar që trafikonin emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria në Britani janë arrestuar dhe burgosur.

Banda drejtohej nga Dimitraki Nika dhe Arlin Leka, të cilët gjatë kalimit të kufirit, fshihin emigrantët pas një krevati të palosshëm të shoferit.

Sipas deklaratës së policisë britanike banda operonte në mënyrë të fshehtë duke shfrytëzuar individë të cilët synonin të shkonin në Britani për një jetë më të mirë. Bileta Shqipëri-Britani kushtonte 24 mijë paund. Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja banda është dënuar gjithsej me 24 vite burg.

Kush janë shtatë të arrestuarit?

29-vjeçari Arlin Leka nga Shqipëria, i cili u dënua me 6 vite burg. Gjatë arrestimit. Lekës iu gjetën dhe sekuestruan 13 mijë paund cash.

31-vjeçari grek, Dimitraki Nika, i cili u dënua me 4 vite burg.

– Doru-Emil Moldavan, 32 vjeç nga Rumania, u dënua me 20 muaj. Punonte si shofer dhe gjatë arrestimit iu gjetën 9,980 paund cash.

– Koordinatori i transportit, Sorin Holerca, 41 vjeç, nga Sëanscombe në Dartford, Kent, u dënua me 4.5 vite burg.

– Kristian Agolli, 35 vjeç, nga Enfield, u dënua me tre vjet e tre muaj burg.

– Aldis Cseplye, 33 vjeç, nga Britania, u dënua me dy vite e 9 muaj burg.

-Soferi tjetër i kamionit,Jozef Szekelly, nga Rumania, u dënua me dy vite burg.