Ballina Lajme Sulmi dhe vrasja tek Top Channel, Presidenti Begaj: Ngjarje vërtet e rëndë

Sulmi dhe vrasja tek Top Channel, Presidenti Begaj: Ngjarje vërtet e rëndë

2

Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.

Kështu shprehet presidenti i Republikës, Bajram Begaj në të parin reagim zyrtar dhe i vetmi deri tani për krimin misterioz që tronditi sot vendin pasi njerëz të armatosur me Kallashnikovë sulmuan godinat e Top Channel në Mëzes pranë Tiranës duke vrarë rojën e sigurisë.

“Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, thotë Presidenti Begaj.