Stuhia e shiut që zgjati me shume se dy orë pasditen e sotme në rrethin e Gramshit nuk ka qenë pa pasoja.
Gazetari Shkëlzen Henkoja ka raportuar për BalkanWeb se në aksin që lidh fshatin Rovje me qytetin ka patur rrëshqitje dherash e inertesh duke sjellë bllokimin e kësaj rruge.
Sakaq, në pjesën e bllokuar të rrugës janë nisur autoritetet përkatëse për mirëmbajtjen dhe kanë nisur punën për zhbllokimin e këtij aksi.