Ballina Lajme Socialistët fierakë nisin zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit.

Socialistët fierakë nisin zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit.

1

Në një komunikim me medien drejtuesi politik i qarku Taulant Balla pohon se socialistët do të fitojnë të gjashtë bashkitë e këtij qarku. Nga dita e sotme socialistët e qarkut të Fierit nisin zyrtarisht fushatën tonë elektorale të 14 majit.

Pas mbledhjes me Këshillin Koordinues të PS-së së Qarkut Fier, drejtuesi politik i PS për qarkun e Fierit Taulant Balla përballë gazetarëve ka bërë të ditur se në këto zgjedhje PS futet me gjashtë kandidatë me të cilët do të shënohet fitorja e plotë në të gjitha bashkitë.

Balla pohoi punën e mirë që është bërë në këto bashki, punë e cila është konfirmuar dhe nga anëtarët e Këshillit Koordinues të PS-së së Qarkut Fier që bëhet fjalë për parlamentet vendorë duke gjetur jo vetëm emrat e më të mirëve të kësaj force politike, por edhe duke prurë emra të rinj të përbërjes së këshillit jo vetëm për moshën, ku të rinjtë zënë 30%, ndërsa barazia gjinore 50%, por janë afruar në këto parlamente vendore personalite të fushave të ndryshme emra të artit, sportit, apo dhe fusha të tjera profesionistë të nderuar inxhinierë, ekonomistë juristë duke synuar që grupet e këshilltarëve bashkiakë të jenë 50% plus një me qëllim që të sigurohet vendimmarrja e duhur për të mundësuar projektet e ndryshme të ndërmarra nga kryetari i bashkisë, por edhe për të siguruar një përfaqësim sa më të mirë të këshillave bashkiakë.

Ndërkohë duke u ndalur në aktivitetet që priten të organizohen Balla bëri të ditur që do të ishte i pranishëm në Asamblenë e Partisë Socialiste të Divjakës ku do të prezantohet kandidati Josif Gorea, për të cilin do të shprehte vlerësime jo vetëm si personalitet në fushën e bujqësisë së qarkut të Fierit, por edhe më gjerë. Ai ka vlerësuar dhe kontributin e kryetarit të mëparshëm Fred Kokoneshi i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit të socialistëve.

Ai është ndalur dhe në bashkinë e Patosit kur Balilaj do të jetë pjesë e ekipit fitues të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit. Në lidhje me kontestime të mundshme lidhur me kandidaturat e reja, Balla ka pohuar që nuk ka pasur asnjë kontestim dhe këto dy kandidatura të reja që do të bashkohen zinxhirit të emrave fitues si Subashi, Sefa, Bufi dhe Ismailaj.

/Tv Kombi/