Ballina Lajme Shtyhet sërish seanca ndaj Mediut, SPAK kërkon kohë të verifikojë listën e...

Shtyhet sërish seanca ndaj Mediut, SPAK kërkon kohë të verifikojë listën e dëshmitarëve

1

Gjyqi ndaj Fatmir Mediu që zhvillohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është shtyrë sërish.

Mësohet se seanca u shty për shkak se Prokuroria duhet të verifikojë listën me 107 persona të cilët janë paraqitur si dëshmitarë në këtë proces.

Bëhet fjalë për 107 individë të cilët kanë mbetur të plagosur rëndë nga shpërthimi në Gërdec ose janë familjarë të viktimave. Dëshmitarë në total janë thirrur 294 persona.

Nga ana tjetër avokati i familjarëve deklaroi se prokurat janë bërë të viteve të ndryshme, nga viti 2011.

“Nuk ka asnjë lloj problemi sepse janë procese gjyqësore që zgjasin”, tha avokati.

Ndërkohë seanca e radhës u la më 7 korrik.