Ballina Lajme Shpërthim tritoli në një mobilieri në Fushë-Krujë, kush është pronari i biznesit

Shpërthim tritoli në një mobilieri në Fushë-Krujë, kush është pronari i biznesit

1

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me shpërthimin e një sasie tritoli në një mobilieri në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Arrameras.

Sipas autoriteteve sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në ambientet e jashtë të biznesit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Mësohet se ndërtesa është e shtetasit Bujar Caraci, dhënë me qira dhëndrit të vëllait, shtetasit Desar Çangu, 28 vjec, nga fshati Larushk.

Në vendngjarje ndodhen drejtuesit vendorë të Policisë dhe grupi hetimor  dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,  identifikimin e kapjen e autorit/ëve.