Ballina Lajme Sherr mes të miturve në shkollën në Tiranë, plagoset me thikë 15-vjeçari

Sherr mes të miturve në shkollën në Tiranë, plagoset me thikë 15-vjeçari

2

Një konflikt mes dy të rinjve është regjistruar ditën e sotme, në shkollën “Jashar Hoxha” në kryeqytet.

Sipas uniformave blu bëhet e ditur se një 15-vjeçar është konfliktuar me një bashkëmoshatarin e tij dhe më pas e ka goditur atë me një mjet prerës.

I lënduari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 30.03.2023, në Paskuqan, në shkollën “Jashar Hoxha”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit një 15-vjeçar, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, tha Policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al