Ballina Lajme Sherr mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri një prej tyre

Sherr mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri një prej tyre

1

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se në zonën e njohur si “Kodra e Diellit” ka ndodhur një konflikt mes dy fqinjëve dhe njëri prej tyre ka plagosur tjetrin me armë zjarri.

Paraprakisht mësohet se i plagosur është jashtë rrezikut për jetën. Autori është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.