Ballina Lajme Serat me vreshta një risi në zhvillimin e agrobujqësisë në biznesin e...

Serat me vreshta një risi në zhvillimin e agrobujqësisë në biznesin e fermerit Elton Meços në Daullas.

2

Gati 15 vite më parë Eltoni, një banor nga Daullasi do të kthehej nga emigracioni me një ide dhe synim për të ngritur një biznes të padëgjuar më pare. Ai solli nga Siçilia përvojën e kultivimit të rrushit në sera dhe sot ka arritur të ketë sipërfaqe të konsiderueshme të mbjella me rrush.

E favorizuar nga kushtet mjedisore ky biznes është përhapur në zonën në fjalë duke sjellë të ardhura të konsiderueshme në buxhetin familjar. Këtë iniciativë ai ia ka treguar gjatë një bashkëbisedimi në serat me vreshta deputetit Taulant Balla dhe kryebashkiakut Armando Subashi.

Vetë Eltoni ka dy hektarë tokë sera në të cilën kultivon lloje të ndryshme të vreshtarisë dhe me çmimet aktuale të shitjes së tij ka përfitime të vlerësueshme. Duke qenë i rritur në sera prodhimi i rrushit është më i hershëm në javën e tretë të muajit maj.

Zakonisht këto janë varietete të përdorura për tavolinë dhe preferohen në masë të gjerë si për shijen, por edhe cilësinë e produktit. Sipas vetë Eltonit prodhimi shqiptar konkurron bindshëm dhe më atë të Sicilisë. Ai ka shprehur falënderimet për mbështetjen nga bashkia e Fierit me zhvillimin e infrastrukturës rrugore, por edhe me sistemin e kullimit, pasi këto vreshta kërkojnë tokë sa më të kulluara.

Elton Meçs është një nga fermerët që ka aplikuar dhe ka fituar nga subvencionet qeveritare për zhvillimin e bizneseve në fshat qoftë me in pute bujqësore, të naftës dhe në mbjelljen e 10 ha tokë me grurë./Tv Kombi/