Ballina Lajme Sekustrohen 230 kompiutera dhe servera në kampin e MEK në Manzë. Dyshime...

Sekustrohen 230 kompiutera dhe servera në kampin e MEK në Manzë. Dyshime se kryheshin sulme kibernetike drejt Lindjes së Mesme

1

Durrës- Sekustrohen 230 kompiutera dhe servera në kampin e MEK në Manzë.

SPAK nisi hetimet dy muaj më parë për grup të strukturuar kriminal për sulm kibernetik me qëllime terroriste, pas të dhënave se anëtarë të kampit të muxhahedinëve kishin kryer sulme kibernetike nga baza e Manzës.

Me vendim gjykate dhe nën dyshimet se diçka e tillë është inicuar në Manëz, gjykata miratoi kërkesën për kontrolle. Deri më tani janë sekuestruat 230 kompjuterë dhe serverë që janë dërguar në ekspertim në bazën e hetimit elektronik pranë Prokurorisë së Posaçme.

Sulmet kibernetike dyshohet se kanë pasur si shenjestër vende të Lindjes së Mesme, sipas burimeve, që tregojnë se ky detaj do të raportohet pasi të përfundojë akt ekspertiza shkencore.

Por ndërkohë, më herët i njëjti prokuror, hetoi një ish-anëtar të kampit, Bijan Poldrag, që më pas u rekrutua nga ambasada iraniane në Tiranë dhe nga garda revolucionare në Iran, jo vetëm për të spiunuar anëtarët e kampit të MEK në Manzë, por edhe për të përgatitur një sulm terrorist në Shqipëri.

Kontrolle janë ushtruar edhe në një apartament në Tiranë.

Hetimet vazhdojnë!