“Sulmi ushtarak rus në Ukrainë mund të jetë fillimi i fundit për presidentin Vladimir Putin”. Kështu është shprehur Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.
Në një intervistë në Sky News, Truss tha se “ne po shohim rezistencë të fortë dhe të guximshme ukrainase” dhe Mbretëria e Bashkuar “do të vazhdojë t’i furnizojë ata me armë dhe mbështetje ekonomike”.
Më tej Truss u shpreh se besonte se Putin “po bënte një gabim strategjik” duke pasur parasysh dëmin që sanksionet perëndimore do t’i bënin ekonomisë ruse.
Por ajo sugjeroi se lufta mund të zvarritet për “disa vite”, duke shtuar: “Kjo nuk do të përfundojë shpejt – kam frikë “. “Kam frikë se ky konflikt mund të jetë shumë i përgjakshëm”.
Kur u pyet për sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar, Truss tha se kishte “përpiluar një listë të oligarkëve” dhe sugjeroi se do të kishte “një program të vazhdueshëm sanksionesh”.
Lufta në Ukrainë do të shkaktojë një “kosto ekonomike” në Mbretërinë e Bashkuar, tha ajo. Por, theksoi se populli britanik do ta kuptojë çmimin që do të paguanim nëse nuk i rezistojmë tani Putinit