Ndër masat e marra nga qeveria shqiptare ndaj pushtimit rus te Ukrainës është qe vendi ynë nuk do luaj asnjë ndeshje sportive me Rusinë. Kjo do te thotë se ndeshje e Ligës së Kombeve mes Shqipërisë dhe Rusisë nuk do zhvillohet. Janë dy ndeshje me sistem vajtje ardhje që tashme do hiqen nga axhenda, ndërsa Shqipëria nuk është e para që ka marrë këtë masë.
Kjo do të thotë që edhe ndeshja Rusi-Shqipëri për Ligën e Kombeve e parashikuar për t’u luajtur me 2 dhe 13 qershor 2022 nuk do të zhvillohen. Shqipëria do të priste Rusinë me 2 qershor dhe me 13 qershor Rusia do të priste Shqipërinë. Deri tani kanë refuzuar të luajnë ndaj Rusisë edhe Polonia, Suedia e Çekia.Gjithashtu edhe finalja e Ligës së Kampionëve të vitit 2022 do të luhet në Paris pasi Rusia u hoq nga ndeshja pas pushtimit të Ukrainës.