Vijon sot dita e pestë e luftës së Rusisë mbi Ukrainë, ku deri më tani raportohet për qindra viktima e mijëra të plagosur nga të dyja palët. Mëngjesi i pestë në luftë Ukrainën e gjen me sirenat, që bien gjithandej dhe gjendjen e jashtëzakonshme.
Gjatë natës u raportuan disa shpërthime në kryeqytetin Kiev dhe në qytetet tjera përreth. Ushtria ukrainase tha se trupat e saj arritën të zmbrapsin disa sulme të ushtarëve rusë, që përpiqeshin të sulmonin periferitë e Kievit.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur gatishmërinë që një delegacion i vendit të tij të takohet në kufirin Ukrainë-Bjellorusi me një delegacion rus.
Ndonëse takimi është paralajmëruar për mëngjesin e sotëm, ende nuk ka asnjë informacion në lidhje me të. Ndërkohë, në një deklaratë në orët e para të këtij mëngjesi, Presidenti Zelensky ka deklaruar se “Ukrainën e presin 24 orë kritike”, pasi sipas tij, luftimet vazhdojnë në të gjithë vendin
Nga ana e tyre, SHBA, BE dhe shumë vende të tjera kanë ndërmarrë sanksione të ashpra ndaj Rusisë, duke bllokuar hapësirën ajrore, duke ngrirë asetet e Putinit, Lavrov e krerëve të tjerë të Moskës, si dhe duke dërguar në Ukrainë ndihma të shumta ushtarake.
Në vijim gjeni një udhërrëfyes të shkurtër pë