Rusia është përjashtuar nga festivali evropian, Eurovisio 2022. Lajmi është bërë i ditur nga Unioni Europian i Transmetimeve (EBU), ku deklaron se Rusisë i është ndaluar hyrja në Eurovision.
Vendimi vjen pasi transmetuesit publikë në Ukrainë, Suedi, Danimarkë, Holandë, Lituani dhe Norvegji i kërkuan EBU-së që të dëbonte Rusinë.
“Përpara se të merrte këtë vendim, EBU mori kohë për t’u konsultuar me anëtarët e saj”, thuhet në deklaratën e Unionit Europian të Transmetimeve.
Shkak është bërë ndërhyrja ushtarake ruse në Ukrainë ditën e djeshme.