Ballina Lajme Rritet me 548 punonjës administrata në vitin 2023

Rritet me 548 punonjës administrata në vitin 2023

1

TIRANË- Rritet me 548 punonjës administrata në vitin 2023.

Buxheti i vitit të ardhshëm do të shpenzojë më shumë para për të punësuarit e rinj në administratë.2023 është një vit elektoral dhe mesa duket qeveria ka vendosur të rrisë numrin e punonjësve buxhetorë. Shtesë në strukturën e punonjësve përfitojnë disa ministri.

Numri më i lartë i të punësuarve të rinj pritet të emërohen në ministrinë e Infrastrukturës e cila do të ketë 155 persona më shumë.

Po ashtu edhe ministria e brendshme do të ketë një numër të konsiderueshëm të punonjësve të rinj nëse e krahasojmë me vitin aktual saktësisht stafit të ministrisë do i shtohen 139 persona. Vlen të theksohet se institucionet që do të kenë numrin më të ulët të punonjësve do të jetë ministria e arsimit ,struktura e të cilës parashikohet të zgjerohet me vetëm 15 punonjës të rinj.

Kjo shtesë e administratës shtetërore vjen në një vit elektoral. Por përtej faktit që është një vit elektoral shqetësues është fakti se kjo fryrje e administratës në prag të zgjedhjeve do të rrisë edhe më shumë shpenzimet në buxhet në një kohë që kriza ka përfshirë ekonominë shqiptare.

Nëse bëjmë një vlerësim në 5 vitet e fundit qeveria e majtë ka shtuar të punësuarit në administratë me rreth 2 mijë e 642 persona.

Shtesat e punonjësve sipas ministrive

MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS 155 MINISTRIA E BRENDSHME 139 MINISTRIA E FINANCAVE 57 MINISTRIA E BUJQËSISË 42 KRYEMINISTRIA 19 MINISTRIA E ARSIMIT 15