Ballina Bota Raundi i dytë/ Turqi, zgjedhjet presidenciale

    Raundi i dytë/ Turqi, zgjedhjet presidenciale

    1

    Filluan sot në Turqi zgjedhjet për kreun e shtetit, mes presidentit aktual, Recep Tayyip Erdogan dhe kandidatit të opozitës, Kemal Kiliçdaroglu.

    Ndërkohë, ka përfunduar procesi i votimit për mbi 1,89 milionë shtetasit turq me banim jashtë vendit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

    ”Aleanca e Popullit” e presidentit Recep Tayyip Erdogan fitoi shumicën në Parlament, ndërsa gara presidenciale kaloi në raundin e dytë pasi asnjë kandidat nuk siguroi më shumë se 50 për qind të votave.

    Megjithatë, Erdogan kryesoi në turin e parë me 49,52 për qind të votave.

    Ai ka përballë kreun e opozitës më të madhe, Partisë Republikane Popullore (CHP), Kemal Kiliçdaroglu, i cili është kandidat i përbashkët i ”Aleancës Kombëtare”, e përbërë nga gjashtë parti opozitare.