8 lopë kanë ngordhur në fshatin Lufaj të Mirditës pasi kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet se është bërë linja e amortizuar e shpërndarjes së rrymës elektrike e cila ishte shkëputur dhe kishte rënë në tokë.
Ekspertët e blegtorisë dhe përfaqësues të komisariatit të Mirditës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, për të përcaktuar shkaqet ndërsa dëmi i fermerit përllogaritet rreth 10 milionë lekë.
Ndërkohë vlen të thuhet se rrjeti i amortizuar i shpërndarjes së energjisë rrezikon edhe jetën e banorëve të zonës.