Ballina Lajme Rama publikon foton: Mbërrin skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit në Turqi

Rama publikon foton: Mbërrin skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit në Turqi

1

Një mision kërkim-shpëtimi për të ndihmuar Turqinë pas tërmetit shkatërrimtar ka mbërritur sot në Turqi.

Lajmin e ka dhënë Kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar fotot e skuadrës shqiptare.

“Mbërriti në Turqi skuadra e kërkim-shpëtimit dhe e ndihmës shëndetësore e dërguar nga shteti shqiptar

*foto pak minuta përpara zbritjes në terren”, shkruan Rama.

Tërmeti në Turqi dhe Siri ka shkaktuar mbi 5000 vdekje dhe mijëra të plagosur deri më tani./Opinion.al