Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, ka filluar të duket në sipërfaqe e që po merr formë dita-ditës’. Kështu shkruan Kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook teksa ka publikuar pamjet nga punimet në aeroport, teksa shprehet se po merr formë një tjetër portë e madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për të pushuar.
“Mirëmëngjesi dhe me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës që ka filluar të duket në sipërfaqe e që po merr formë dita-ditës, për ta shndërruar atë në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar e për të pushuar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë e konsideron këtë vepër si një prej investimeve më të rëndësishme në Shqipëri ndërsa ka thënë se Aeroporti i Vlorës do të jetë më i madhi në Ballkan.
Aeroporti i Vlorës, një investim mbi 100 milionë Euro, pritet që të hapë 1 mijë vende pune të reja, do të ulë çmimet e biletave dhe do ta kthejë Vlorën në portën më të rëndësishme turistike të rajonit.
Më 20 prill 2021 u nënshkrua kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që pritet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme dhe do të jetë i tretë aeroport në vend ku fluturimet do të jenë transoqeanike.