Ballina Lajme Rama: Kosova dhe Serbia s’i hapin dot luftë njëra-tjetrës se aty është...

Rama: Kosova dhe Serbia s’i hapin dot luftë njëra-tjetrës se aty është NATO dhe SHBA

1

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Kosova dhe Serbia nuk i hapin dot luftë njëra-tjetrës, pasi në kufijtë e tyre ndodhet Aleanca e Atlantikut të Veriut.

Duke folur në 32-vjetorin e Partisë Socialiste Rama u shpreh se drafti i tij për Asocacionin e komunave serbe është pritur mirë nga aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë, ndërsa adresoi edhe një mesazh për Prishtinën zyrtare që e ka refuzuar dokumentin e kryeministrit shqiptar.

Mua më vjen mirë që përpjekja për të dhënë një kontribut konkret për dialogun dhe për zgjidhjen e ngërçit të madh për Asociacionit të komunave me shumicë serbe është pritur tej mase mirë nga aleatët dhe partnerët tanë.

Ndërsa atyre që kanë kundërshtuar pa e ditur mirë dhe as përmbajtjen dhe fatkeqësisht njësoj si në Prishtinë dhe në Beograd, duke thënë se nuk e presin dhe as duan të dëgjojnë për një propozim nga Shqipëria sepse sipas tyre secila nga palët duhet ta bëjë vetë Asocacionin sipas mendjes së vet, unë u them dy gjëra; së pari ata që flasin kështu jetojnë akoma me komunizmin në kokë kur politika merrej me “kush e tha dhe jo çfarë tha”, deklaroi Rama.

Kryeministri tha gjithashtu se Kosova duhet të shohë edhe interesin e përbashkët të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Për këtë arsye, Rama tha se as Kosova dhe as Serbia nuk i hapin dot luftë njëra-tjetrës, sepse aty është NATO. Ndërsa vuri në dukje se edhe Shqipëria është kundërçdo lloj tentative apo përpjekjeje për luftë.

Së dyti, vërtet janë ata që vendosin, por ky rajon nuk është vetëm i tyre, por është edhe i yni dhe i disa të tjerëve.

Prandaj nëse atyre u vjen më për mbarë të luajnë akoma luftash, njëçerekshekulli pasi lufta ka mbaruar ndërkohë që as njëra palë dhe as tjetra, nuk i hapin dot njëra-tjetrës jo luftë, por asnjë të shtënë që të kapërcejnë kufijtë sepse aty është Amerika, është NATO.

Dhe aleatëve tanë të mëdhenj po u soset durimi sepse po kërkojnë paqen përfundimtare, unë u them që ne nuk jemi të interesuar për atë lojë luftërash por më shumë se kaq, ne jemi plotësisht kundër asaj loje”, përfundoi Rama.

/rtsh.al/