Ballina Lajme Rama i rrit rrogën Presidentit Begaj me 1.7 milionë lekë. Ja sa...

Rama i rrit rrogën Presidentit Begaj me 1.7 milionë lekë. Ja sa do të paguhet kreu i Shtetit

1

Vendimi i kryeministrit Edi Rama për rritjen e pagave pritet t’i rrogën presidentit të vendit, Bajram Begajt me 1.7 milionë lekë.

Pavarësisht se ky lajm do të gëzojë shumë kategori profesionistësh referuar situatës së vështirë ekonomike në vend dhe rritjes së papërballueshme të çmimeve, edhe për Begajn niveli i pagës do të arrijë deri në 425 mijë lekë.

Në një deklaratë për mediat, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi prezantoi dhe projektligjin për pagat ku tha se rritja e rrogës për Begajn është marrë në bazë të hierarkisë nga të gjithë institucionet e pavarura.

“Elementët specifikë të rritjes së pagave do të detajohen me VKM në ligjin që sapo miratuam ne kemi miratuar një rritje të qenësishme të pagës së Presidentit të Republikës niveli i pagës të së cilit shkon 425 mijë lekë dhe gjithashtu kemi rishikuar hierarkinë e të gjithë institucioneve të pavarura duke krijuar një barazi ndërmjet tyre. E gjithë administrata publike do të ketë në harkun kohor të dy viteve 22% -61% e cila është e përshkallëzuar në bazë të pozicioneve me logjikën e krijimit të një hierarkie të pastër dhe të duhur”, deklaroi Ibrahimaj.

Paga e Presidentit të Republikës aktualisht është 257 mijë lekë.