Ballina Lajme Punonjësi humbi jetën në punë, arrestohet administratori i fasonerisë në Thumanë

Punonjësi humbi jetën në punë, arrestohet administratori i fasonerisë në Thumanë

0

Policia ka vënë në pranga administratorin i një fasonerie në Fushë Thumanë, pasi një ditë më parë, një i ri punëtor në këtë fasoneri u aksidentua për vdekje në ambientet e punës.

Policia arrestoi F. K., 48 vjeç, banues në Krujë për shkelje të rregullave në punë, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin F. K., 48 vjeç, banues në Krujë, administrator i një fasonerie në Fushë Thumanë, pasi ditën e djeshme, në këtë fasoneri, shtetasi T. D., 33 vjeç, duke punuar me një makineri, është goditur nga një pjesë e makinerisë dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

33 vjeçari i identifikuar si T.D punonjës i një fasonerie në Thumanë  ndërroi jetë pasi u godit një tranxhë gjatë punës.

/rtsh.al/