Ballina Lajme Protesta e opozitës më 3 mars, policia merr masat: Nga ora 10...

Protesta e opozitës më 3 mars, policia merr masat: Nga ora 10 bllokohen këto akse

1

Një ditë para organizimit të protestës kombëtare të PD, Policia e Tiranës ka dalë me një plan masash për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit.

Në kuadër të masave janë bllokuar disa akse rrugore ku do të zhvillohet protesta. Policia njofton se prej orës 06.00 të datës 3 mars 2023 nuk do të lejohet parkimi në disa akse dhe pas orës 10.00 nuk do të lejohet as qarkullimi i mjeteve deri në përfundim të tubimit.

Akset që janë pjesë e planit të masave janë “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, njofton policia.

Protesta e thirrur nga Sali Berisha do të zhvillohet më 3 mars dhe do të nis në orën 12.00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. 

Dy ditë më parë edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkoi në selinë blu ku zhvilloi një takim kokë më kokë me Sali Berishën. Në takimin rreth 1 orë, Berisha e Meta pjesë e diskutimit ishte e koordinimi për protestën e 3 marsit.

/rtsh.al/