Vetëm disa ditë më parë, Vatikani tha se Papa do të kryesonte në ngjarjen Rruga e Kryqit me pishtarë të ndezur në arenën e lashtë romake. Por disa orë para fillimit të procesionit, Vatikan tha se Papa Françesku nuk do të ishte i pranishëm, por do të ndiqte ngjarjen nga shtëpia e tij në Vatikan dhe do t’u bashkohej besimtarëve nga larg në lutje.
Papa 86-vjeçar doli nga spitali i Romës më 1 prill pasi mori antibiotikë për bronkitin. Më herët të premten, Françesku kryesoi një shërbim lutjeje praj dy-orësh në Bazilikën e Shën Pjetrit. Procesioni kujton vuajtjet e Jezusit para kryqëzimit dhe vdekjes së tij në kryq.