tvkombi
tvkombi

Presidenti i SHBA jep lajmin e shumëpritur: Çmimet e naftës po shënojnë rënie rekord

Bota

Publikuar ne:07:30 - 05/08/2022

 Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, përmes një postimi në facebook deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin, po ushtron presion mbi furnizimin global të naftës duke bërë që çmimi të ndihet te familjarët.

“Putin është ende duke zhvilluar luftën e tij në Ukrainë duke ushtruar presion mbi furnizimin global të naftës dhe familjet ende mund ta ndiejnë atë. Por ne arritëm të lirojmë një milion fuçi naftë në ditë nga rezerva jonë dhe mblodhëm partnerët tanë globalë për të liruar rezervat e tyre. Tani çmimet janë në rënie rekord”, ka shkruar Biden.

Biden ka qëndruar disa javë më parë vizitoi shtetet arabe, i cili kërkoi atyre që të rrisnin furnizimin me karburante. Çmimet e naftës vazhduan të bien ditën e enjten, ku u ulën nën 90 dollarë për fuçi për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, pasi shqetësimet për ngadalësimin e ekonomisë globale i shqetësoi investitorët. Dy muaj më parë, çmimet e naftës tejkaluan 120 dollarë për fuçi, duke ndihmuar në rritjen e çmimit mesatar kombëtar të benzinës në rreth 5 dollarë për gallon.

Ju sugjerojmë