Ballina Lajme  E trishtë/Një tjetër i ri shqiptar humb jetën në aksident tragjik...

 E trishtë/Një tjetër i ri shqiptar humb jetën në aksident tragjik në Itali.

1

 Humb jetën në një aksident tragjik një i ri shqiptar në Itali.

Klajdi Tahiri, 29 vjeç, banues në Villanuova sul Clisi, në Desenzano të Italisë ndërroi jetë pas një përplasje fatale.

Sipas mediave vendase, aksidenti ka ndodhur në unazën që lidh Desenzanon me Sirmionen, pranë karburantit Q8.

Tahiri ishte në timonin e një Mercedes Vito dhe po udhëtonte drejt Veronës por për arsye ende të paqarta ai u përplas kokë më kokë me një kamion i ngarkuar me rrotulla çeliku. Përplasja ishte fatale pasi i riu shqiptar humbi jetën menjëherë dhe makina u shkatërrua në një grumbull fletësh metalike.

Operacionet për largimin e automjeteve ishin komplekse dhe rruga u mbyll për një kohë të gjatë duke krijuar radhë kilometrike. Dyshimet e para të policisë janë për një parakalim të gabuar nga ana e 29-vjeçarit.