Ballina Lajme Po ktheheshin nga ekskursioni, aksidentohet furgoni me nxënës në aksin Elbasan-Librazhd, disa...

Po ktheheshin nga ekskursioni, aksidentohet furgoni me nxënës në aksin Elbasan-Librazhd, disa të lënduar

0

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan- Librazhd, ku një furgon me nxënës është përplasur pranë kthesave të Murrashit.

Burime për Top Channel, bëjnë me dije se disa nxënës janë shoqëruar në spitalin e Librazhdit, por fatmirësisht pa dëme të rënda.

Paraprakisht mendohet se furgoni ka dalë nga rruga si pasojë e reshjeve të shumta.

Nxënësit ishin në ekskursion në Ohër ndërsa aksidenti ka ndodhur teksa ata po ktheheshin në Durrës.

Policia dhe autoritetet ndodhen në vendngjarje ku po hetohen rrethanat e aksidentit.

 

Top Channel