Kërkesa e opozitës për mocion me debat me Kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal ka sjellë përplasje të forta në Kuvend mes deputetëve të Rithemelimit dhe atyre të mazhorancës.
Teksa deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka vijuar akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama se ka korruptuar McGonigal me qëllimin e vetëm të goditjes dhe eleminimit të opozitës, Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i konsideroi këto akuza si tebtativë për heqje vëmendje nga çështja e Gërdecit dhe 21 Janarit.
“Drejtësia amerikane ka vendosur nën hetim Kryeministrin Rama xhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë për financimin e tyr me para në dorë dhe interesa milionëshe për të eleminuar opozitën e vendit, e shkruar e zeza mbi të bardhë. Nuk është i vetëm dhe rastësishst kryeministri me bashkëpunëtotrët e tij. Kërkoni të godisni opozitën, dora kryesore është vetë Kryeministri i investuar në çdo qelizë të shoqrisë shqiptare. Ka korruptuar çdo gjë në shqipëri, donte të korruptonte SHBA që të eleminonte opozitën që të sundonte në një regjin putinist. Kë korrupton ky? Korrupton SHBA-të duke goditur imazhin kryesor të sigurisë së shtetit, zemrën e dekracisë, dhe ky njeri sot fshihet, ka frikë të japë llogari. Duhet t’i nënshtrohet një mocioni debati. Ne do zbulojmë të vërtetën që sot institucionet e drejtësisë amerikane e kanë iniciuar dhe drejtësia juaj duhet ta merrte të pandehur. Jemi para disa veprash penale. Deklarata qesharake e tij është se 225 mijë usd ishin borxh që McGonigal ia kishte marrë Agron Nezës.
Shqipërinë po e shkatërrojnë politikanë si ju, është ai aty dhe ky mallkim po na ndjek brez pas brezi. Njerëzit që janë zgjedhur në krye ka damkën e tradhëtarit të kombit. Ka goditur interesat e Shqipërisë, sistemin politik shqiptar dhe demokracinë amerikane. Të vijë me urgjencë. S’mund të kalojë me një interpelancë për të fshehur dhe larë mëkatet e tij. Të vijë këtu krimineli më I madh që ka nxjerrë historia e Shqipërisë. Ka hyrë në histori si tradhëtari i kombit Shqiptar. Ne kërkojmë që mocioni me debat të nisë menjëherë me praninë e Kryeministrit. Ka hedhur në erë besueshmërinë e institucioneve ndërkombëtare te politika shqiptare. Kush do shkojë në konferencën e NATO-s? Kush do na përfaqësojë”, tha Boçi.
Deklaratës së Boçit i është kundërpërgjigjur Taulant Balla i cili teksa kërkoi hedhjen në votim të kërkesës së opozitës, u shpreh se arsyeja e vërtetë e kontestimit të demokratëve, lidhet me shqetësimin e tyre për dy çështjet themelore të drejtësisë shqiptare, sikurse janë çështja e Gërdecit dhe 21 Janarit.
“Ndryshimi i rendit të ditës të bëhet në formë dhe përmbajtje në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, këto kërkesa të tilla nuk kalojnë në seancë por i kalojnë Konferencës së Kryetarëve. E kam lexuar kërkesën dhe aty referohen dokumenta të një shtetit tjetër që gjatë shqyrtimit në Konferencë deputetët kërkues t’ua vënë në dispozicion edhe anëtarëve të Konferencës. Arsyeja e kësaj pamje të Kuvendit nuk ka të bëjë me shqetësimin e tyre për hetimin në SHBA sepse aty nuk ka asnjë zyrtar shqiptar që të jetë nën hetim nga organet ligjzbatuese amerikane. Një javë më parë në këtë moment, e njëjta ngjarje ndodhi, Shkëlzen Berisha ishte para SPAK dhe hetimi i Gërdecit dhe 21 Janarit janë çështje themelore për drejtësinë shqiptare. Cdo përpjekje për te hequr bvëmendjen nga këto çështje, është e kotë. Duke qenë se vazhdojmë të jemi në një situatë si kjo, kur s’marrim dot fjalën, kërkesa për ndyrshim e rendit të ditës të hidhet me votim dhe nëse zotërinjtë janë serioz në kërkesën e tyre të paraquten në Konferencën e Kryetarëve për mocionin me debat”, tha Balla.
/rtsh.al/