Një 42-vjeçar në Tiranë ka aksidentuar një të mitur 3 vjeçe ditën e djeshme në Rrugën e Dafinave në Tiranë.
Si pasojë, e mitura është në spital ndërsa shoferi është arrestuar nga policia.
Në pranga ra edhe R. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, dhe me qëllim shmangien e masës administrative i ka ofruar punonjësit të Policisë, një shumë parash.
U arrestuar edhe K. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, si dhe G. K., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve psikotrope.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel