Ballina Lajme Përfshihet nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë

9

Është përfshirë nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Sipas informacioneve, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Mësohet se pesë autobotë dhe 20 punonjës së zjarrëfikseve janë duke punuar për shuarjen e flakëve, por situata është e rënduar pasi dhe era ndihmon që flakët të përparojnë.