Ballina Lajme Pas rreth dy orësh, ministrja Xhaçka përfundon dëshminë në SPAK

Pas rreth dy orësh, ministrja Xhaçka përfundon dëshminë në SPAK

2

Pas rreth dy orësh, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përfunduar dëshminë në SPAK.

Më herët, ajo tha për mediat se ishte thirrur për t’u pyetur për akuzat e opozitës në lidhje me privatizimin e pronave të ushtrisë, ndërsa pohoi se nuk ka pasur asnjë rast të shkeljes së ligjit.

“Jam thërritur për ato akuza që i ka bërë opozita në adresë të ministrisë së Mbrojtjes në kohën kur e kam drejtuar. Unë jam në dispozicion të drejtësisë e kjo është arsyeja për të cilën kemi punuar luftuar e votuar që të gjithë të jenë në dispozicion të drejtësisë për tu pyetur e kthyer përgjigje për të gjitha ato çështje që gjykohen se duhet të hetohen e unë nuk bëj përjashtim,edhe në funksionin që kam.

E mirëseardhur dita për mua kur do marrin përgjigje nga drejtësia e shpifje të ulëta si ajo e përdorimit të aseteve publike për arsye elektorale dhe alarmi fals që asete të cilat për fat të keq kanë qëndruar mes ndryshqeve do kthehen sot në asete me vlerë, si është rasti i Portit të Sarandës ku nuk ndryshon as baza detare e cila do jetë më e mirë si bazë ndihmëse në funksion të forcave të aramtosura dhe flotës detare por edhe vendit do i jepet një port turistik për zhvillimin e ekonomisë.

Sigurisht që nuk ka asnjëherë asnjë shkelje ligji. Gjithmonë në funksion të detyrës“, deklaroi ministrja në dalje nga SPAK”-tha Xhaçka.