Ballina Lajme Papa Françesku del nga spitali nëntë ditë pas operacionit

Papa Françesku del nga spitali nëntë ditë pas operacionit

0

Papa Françesku doli sot nga spitali, nëntë ditë pasi iu nënshtrua një operacioni tre orësh në pjesën abdominale.

Kreu i Vatikanit, 86 vjeç, u largua nga spitali “Gemelli” i Romës në një karrige me rrota, duke përshendetur me dorë gazetarët dhe dashamirësit në hyrjen kryesore.

Kryekirurgu Sergio Alfieri tha: “Papa është mirë. Ai është në formë më të mirë se më parë”.

Papa Françesku ka planifikuar udhëtime për në Portugali dhe Mongoli në fillim të gushtit ndërsa tradicionalisht Papa pushon gjithë korrikun, me bekimet e së dielës që janë daljet e tij të vetme publike citon CNN.