Ballina Lajme Panik në Lushnje/55-vjeçari i dehur qëllon me armë zjarri në ajër

Panik në Lushnje/55-vjeçari i dehur qëllon me armë zjarri në ajër

1

Lushnjë/Informacion paraprak Qëlloi në ajër, me armë gjahu, në gjendje të dehur, shoqërohet në Komisariat 55-vjeçari. Shtetasi E. Xh., 55 vjeç, banues në Lushnjë, duke qarkulluar në rrugë në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, dyshohet në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër me armë gjahu. Arma e gjahut, të cilën 55-vjeçari e kishte me leje, u bllokua në cilësinë e provës materiale. Shërbimet e Policisë shoqëruan menjëherë në Komisariat shtetasin E. Xh. dhe po kryejnë veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.