Ballina Lajme Panair “Work and stady” ndalet në Fier/Universitetit i Vlorës “Ismail Qemali”, i...

Panair “Work and stady” ndalet në Fier/Universitetit i Vlorës “Ismail Qemali”, i bazuar në marrëveshjen për diplomën e dyfishtë me Universitetin e Salentos ofron një diplome të njohur në të gjitha vendet e BE-së, Amerikës dhe Kanada.FOTO

4

Panair “Work and stady” ka shënuar edicionin e tij të 14-të, ndërkohë që është i dyti vit që shkon të prezantohet në çdo skaj të vendit. Stacioni i radhës ka qenë qyteti i Fierit me synimin për të orientuar drejt rininë shqiptare për mundësitë e studimit rreth 25 institucione arsimore private dhe publike të cilat vijnë me ofertat më të mira të studimit.

E veçanta e këtij panairi është se universitet vijnë me oferta zbritjeje nëse maturantët regjistrohen në ditët e panairit duke pasur kështu zbritje në universitetet private. Në këtë panair janë bashkuar dhe kompani që ofrojnë vende të lira pune për studentët të cilët mund të punojnë dhe të studiojnë që studimi të mos kthehet barrë për familjet.

Maturantët e fierit e kanë përqafuar këtë panair me mjaft interes sepse tashmë ata e dinë që një shkollim i mirë do të thotë një punësim i mirë Zyra Vendore Arsimore Fier ka informuar maturantët për gjithë procedurën e zhvillimit të karrierës së tyre në lidhje me programet që ofrojnë universitetet I pranishëm në këtë panair Universitetit i Vlorës “Ismail Qemali”, i cili bazuar në“Marrëveshja e bashkëpunimit ndërkombëtar për lëshimin e diplomës së dyfishtë ndërmjet me Universitetin e Salentos kur në përfundim të studimeve do të lëshohet një diplomë të dyfishtë “Double degree” studimi tre vjeçare me 6 semestra dhe me 180 kredite. Sipas kësaj marrëveshjeve studentët do të regjistrohen dhe do të shlyejnë tarifat dhe taksat universitare për tërë kohëzgjatjen e kursit të studimit në universitetin ku janë regjistruar fillimisht. Në vitin e mobilitetit, nuk u kërkohet të paguajnë tarifa administrative në universitetin pritës. Gjatë periudhës së mobilitetit, studentët do të jenë të pajisur me kartën e kujdesit shëndetësor dhe të siguracionit shëndetësor, sipas rregulloreve në fuqi të secilit vend.

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në Universitetin e Vlorës do të ndjekin procedurat e përzgjedhjes, të përcaktuara nga Shpallja Vjetore për Pranim në kursin “Gjuhësi e Aplikuar në Fushën e Turizmit”. Studenti duhet të ketë njohjen e gjuhës angleze së paku niveli B1. Të gjithë kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në Universitetin e Salentos duhet të ndjekin procedurat e përzgjedhjes, të përcaktuara nga Shpallja Vjetore për Pranim (Bando Annuale di ammissione al corso di laurea) në “Scienza e Tecnica della Mediazione Linguistica”.

Gjatë vitit të mobilitetit, studentët që marrin pjesë në Programin e përbashkët, mund të përfitojnë bursa dhe grante për të mundësuar këtë mobilitet, si për shembull, bursa Erasmus+, etj., të ofruara nga Universiteti ku janë regjistruar fillimisht, por edhe nga Universiteti pritës apo nga ente dhe institucione të vendeve të Universiteteve kontraktuese, ashtu si dhe nga organizma apo institucione të tjera ndërkombëtare. Përmes këtij diplomimi sigurohet mundësi punësimi në të gjithë spektrin e turizmit brenda dhe jashtë vendit me një diplome të njohur në të gjitha vendet e BE, Amerikë dhe Kanada

Programi Bachelor në “Media, komunikim dhe trashëgimi kulturore” me profilet, Gazetari-Multimedia dhe Trashëgimi kulturore , kryen një ngarkesë mësimore të shprehur në 180 kredite, të shpërndarë në tri vite akademike.

Kurrikula bashkëkohore e këtij programi, është mbështetur edhe në një katalog të mundshëm profesionesh të prodhuara prej programit, këshilluar me Listën Kombëtare të Profesioneve, miratuar me VKM nr 514, dt. 20.09.2011, synon të përgatisë:

1. Organizatorë/përgatitës për fushatat publicitare e elektorale

2. Menaxher e interpret për audiencën në funksion të biznesit, të medias

3. Specialist për platforma mediatike

4. Specialist për rrjete televizive

5. Specialist për marrëdhëniet me publikun

6. Punonjës për Muze dhe Biblioteka

7. Teknikë të Arkivit (arkivist)

8. Administratorë të siteve arkeologjike

9. Guidë turistike

10. Gazetar në median audivizive e multimediale

11. Botues

12. Instruktor në institucione të arsimit

13. Operatorë të turizmit kulturor

14. Sipërmarrës privat në fushën e turizmit dhe medias

/Tv Kombi/