Ballina Lajme Nisin aplikimet për subvencionet në bujqësi, Rama: Zgjasin deri më 11 Prill

Nisin aplikimet për subvencionet në bujqësi, Rama: Zgjasin deri më 11 Prill

2

Kryeministri, Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm duke ftuar të gjithë femerët të aplikojnë për skemën e subvencioneve. Aplikimet nisin nga dita e sotme e zgjasin deri më 11 Prill në platformën e-Albania.

“MIRËMËNGJES , dhe duke i ftuar fermerët të aplikojnë nga sot e deri me 11 prill për të përfituar nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në platformën e-Albania, ju uroj një javë të mbarë.

Apliko: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…”-shkruan Rama.

Shërbimi elektronik “Aplikim për Skemën Kombëtare të Mbështetjes për fermerët” iu mundëson fermerëve të aplikojnë online për fondet e Skemës Mbështetëse Kombëtare, si një mënyrë për të përfituar mbështetje financiare.

Në total fondi për skemën kombëtare të bujqësisë është 3.3 miliardë lekë.