Ballina Lajme Nis faza e dytë për transformimin e Lumit Gjanica, Balla: Në Gjanicë...

Nis faza e dytë për transformimin e Lumit Gjanica, Balla: Në Gjanicë nuk do të ketë më derdhje të ujërave të zeza

1

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste i qarkut Fier Taulant Balla së bashku me kryetarin e Bashkisë Fier Armando Subashi kanë inspektuar sot punimet e fazës së dytë së punimeve të lumit Gjanica. Balla gjatë fjalës së tij u shpreh se në këtë fazë të punimeve e rëndësishme të theksohet është që në Gjanicë nuk do të ketë më derdhje të ujërave të zeza. “ Kjo është faza e dytë e cila përfshin 2.2 km dhe në të gjithë gjatësinë e Gjanicës tashmë kemi kanalizime të ujërave të zeza, pasi ka përfunduar edhe vendosja e kolektorit kryesor. Cilësia e punimeve mbetet kryesore në punimet e kryera”, tha Balla. Gjithashtu Balla u shpreh se në gjatësinë e lumit Gjanica do të jenë dy shëtitore, po punohet për vendosjen e ndriçimit në të gjithë hapësirën, si dhe krijimin e disa këndeve kreative plot lojëra për fëmijët.