Ballina Lajme Nga Afrika në Roskovec/ Çifti i lejlekëve bën folenë në shtyllën e...

Nga Afrika në Roskovec/ Çifti i lejlekëve bën folenë në shtyllën e tensionit

1

 

Një çift lejlekësh tashmë ka shtegtuar prej vendeve të largëta të Afrikës dhe kane ndërtuar folenë e tyre mbi këtë shtyllë tensioni të larte në fshatin Strum të Roskovecit.

Ardhja e lejlekëve për banorët është diçka tejet e rrallë pasi prej dekadash të tëra nuk janë parë në zonë.

Por ne Fier ne afërsi te qytetit prej 4 vitesh lejlekët e bardhë kane krijuar tashmë habitatin e tyre, banorët e lagjes “Sheq i Madh” tregojnë se këta shpendë kanë ardhur në zonë para tetë viteve dhe tashmë janë bërë pjesë e komunitetit të tyre. Ndërsa nuk mungon as rruajtja dhe përkujdesja ndaj këtyre shpendëve.

Shumëllojshmëria e gjallesave që rriten në kënetë por dhe mjedisi natyror kanë bërë që vitet e fundit lejlekët të shtegtojnë në vendin tonë.

 

 

Top Channel