Ajo shtoi: “Dallgët kishin të njëjtin ritëm si kontraktimet, ajo rrjedha e qetë më bëri të ndihesha shumë mirë”. Ndërsa një video tregon Josy duke u gjunjëzuar në serf, teksa iu nënshtrohet kontraktimeve të saj. Një video tjetër e tregon duke mbajtur djalin e saj të porsalindur, i cili e ka ende kordonin e kërthizës të lidhur, në ujë.
“Pasi lindi Bodhi dhe u mbështoll me peshqir, u ktheva në oqean për t’u freskuar. Më pas u vesha dhe paketuam gjithçka, u nisëm për në shtëpi ku të tre u futëm në shtrat. Më vonë, atë mbrëmje e peshuam Bodhin me peshore. Ai ishte 3.5 kg”, – tha nëna.
Josy shpjegoi pse donte që fëmija i saj të lindte pa ndërhyrje mjekësore. “Lindja ime e parë ishte traumatike në një klinikë, lindja e dytë ndodhi në shtëpi, por në të tretën edhe një mami në shtëpinë time ishte shumë. Këtë herë nuk kisha asnjë takim me mjekun, nuk bëra as skanime apo ndikime të jashtme.
Nuk kishim një datë të caktuar ose afat për ardhjen e foshnjës, ne thjesht besuam se fëmija ynë do të bënte rrugën e tij. Nuk kisha frikë apo shqetësime për të mirëpritur një shpirt të ri të vogël në jetën tonë, vetëm unë, partneri dhe valët. Ishte e bukur. Rëra e butë vullkanike nën mua më kujtoi se nuk ka asgjë tjetër mes qiellit dhe tokës, vetëm jetë”.